Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës, ku ndër pikat kryesore të rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për shpërndarjen e mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Ndarja e këtyre fondeve ka qenë temë diskutimi edhe në mbledhjet e kaluara, sidomos gjatë fushatës zgjedhore, pasi në vendimin për përfitimin e qindra-mijëra eurove ishte përfshirë edhe Lista Serbe.
Në rend dite do të jenë po ashtu edhe shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga mësimet e nxjerra pas zgjedhjeve lokale 2025 dhe zgjedhjeve parlamentare 2025.
