Mblidhet PDK-ja: Gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend po përkeqësohet çdo ditë e më shumë

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar ka mbledhur deputetët,, kryetarët e komunave me të cilat udhëheq dhe kryesin e subjektit për të koordinuar politikat me qëllim që t’iu dalin në ndihmë qytetarëve të braktisur nga Qeveria Kurti 2

Llogoja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar nëpërmjet një statusi në Facebook, se i ka mbledhur deputetët e subjektit të tij dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK, së bashku me kryesin e partisë, për tu bërë gati për sesionin vjeshtor politik, duke i koordinuar agjendat e tyre politike.

“Gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend po përkeqësohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar i pari i PDK-së Memli Karasniqi.

Krasniqi, ka sqaruar se inflacionin në nivel rekord në Kosovë është duke shkaktuar krizë ekonomike sepse janë shtrenjtuar produktet esenciale në shifra enorme.

“Qeveria ka imponuar stagnimin në të gjitha fushat, që ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e jetës së qytetarëve tanë … duke rrënuar arritjet e deritashme”.

“Grevat e sindikatave dhe ndërprerja e mësimit për fëmijët tanë, mungesa e investimeve kapitale, diskriminimi i skajshëm që Qeveria po ua bën komunave dhe shumë probleme të tjera kërkojnë trajtim dhe veprime emergjente”, ka shtuar ai.

Mbledhja e Partisë Demokratike të Kosovës

Sipas tij, qytetarët janë të vetëm në këtë krizë ekonomike sepse Qeveria Kurti 2, i ka braktisur ata.

Por, ai është shprehur se partia e tij e cila si parti siç shprehet ai, shtetformuese, por edhe si lider i opozitës, e kanë prioritet interesin shtetëror e qytetar.

“PDK do të angazhohet maksimalisht në të gjitha format dhe kapacitetet për të dhënë kontributin e vet, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes … edhe që udhëheqë me 8 komuna, ndërsa bashkëqeveris në 9 sosh”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka përfunduar duke thënë se PDK do të jetë e angazhuar që t’iu gjendet sa më afër qytetarëve në periudhën e tyre më sfiduese të pasluftës.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika