Mbretëresha u ul në kasafortën mbretërore përpara varrimit familjar privat

E shoqëruar nga himni kombëtar, brenda kapelës së Shën Gjergjit, arkivoli i të ndjerës është ulur në kështjellën Windsor. Bizhuteritë i janë hequr dhe pritet që ajo të varroset në kishën e Shën Gjergjit, në një funeral privat

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II duke u ulur në kasafortën poshtë kapelës së Shën Gjergjit

Arkivoli që mban trupin e Mbretëreshës Elizabeth II është ulur në varrin mbretëror në kapelën e Shën Gjergjit, në kështjellën Windsor.

Himni kombëtar britanik është kënduar në fund të shërbimit mbretëror të funeralit të saj, fund ky që shënon edhe fundin e transmetimit të pjesës publike.

Brenda kapelës së Shën Gjergjit, dekani i Windsor-it, David Conner, përshkruante se si “në mes të botës sonë që ndryshon me shpejtësi dhe shpeshherë të trazuar, prania e saj e qetë dhe dinjitoze na ka dhënë besim për të përballuar të ardhmen”.

Gjatë shërbimit të përkushtimit, prej saj u morën bizhuteritë e kurorës dhe një shkop ceremonial u thye dhe u vendos mbi të.

Më herët, turma të mëdha u rreshtuan në rrugën e marrë nga garda shtetërore ndërsa ajo bënte rrugën nga Londra në Windsor, me lule të hedhura në rrugën e saj.

Mëngjesin e së hënës, një shërbim funerali shtetëror u mbajt në Westminster Abbey, ndërtesa në të cilën mbretëresha u martua dhe u kurorëzua, transmeton BBC.

Gjatë predikimit të tij, Kryepeshkopi i Canterbury tha se mbretëresha e ndjerë preku “një mori jetësh” gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar.

Mbretëresha pritet të varroset në kishën e Shën Gjergjit.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika