Mbreti Charles III reagon pas arrestimit të Andrew: Ligji të ndjek rrugën e vet

Mbreti Charles III ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Andrew, nën dyshimin për lidhje me të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.

Në deklaratën e tij të plotë, Mbreti tha se është i shqetësuar nga lajmi për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për keqpërdorim në detyrë publike.

Ai theksoi se tashmë do të ndjeket një proces i plotë, i drejtë dhe i duhur nga autoritetet përkatëse.

“Siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë. Dua ta bëj të qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e vet”, tha mbreti.

Ai shtoi se nuk do të ishte e drejtë të komentonte më tej mbi këtë çështje, ndërsa familja mbretërore do të vazhdojë detyrën dhe shërbimin ndaj publikut.

Arrestohet vëllai i Mbretit Charles, ish-princi Andrew

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika