Mbreti Charles shpreh gatishmëri të mbështesë policinë për akuzat ndaj Andrew në skandalin Epstein

Mbreti Charles III ka reaguar për herë të parë publikisht pas zbulimeve të reja në skandalin Jeffrey Epstein, duke shprehur “shqetësim të thellë” për akuzat që lidhen me vëllain e tij, Andrew Mountbatten-Windsor, dhe duke deklaruar se Pallati Buckingham është i gatshëm të bashkëpunojë me policinë.

Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësi i Pallatit Buckingham tha se Mbreti e ka bërë të qartë, përmes fjalëve dhe veprimeve të paprecedenta, shqetësimin e tij të thellë për akuzat që vazhdojnë të dalin në dritë lidhur me sjelljen e Mountbatten-Windsor.

“Ndërsa pretendimet konkrete janë çështje që duhet t’i adresojë vetë z. Mountbatten-Windsor, nëse Thames Valley Police na kontakton, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim, ashtu siç pritet,” thuhet në deklaratë.

Policia e Thames Valley ka konfirmuar se po vlerëson nëse ka bazë për nisjen e një hetimi, pas një ankese të paraqitur nga grupi antimonarki “Republic”, i cili e ka raportuar Mountbatten-Windsor për dyshime për keqpërdorim të detyrës publike dhe shkelje të sekreteve zyrtare.

Sipas dokumenteve të publikuara së fundmi në dosjet Epstein, Andrew dyshohet se i ka përcjellë Epstein-it raporte zyrtare dhe informacione konfidenciale lidhur me vizita zyrtare në Singapor, Hong Kong dhe Vietnam, si dhe detaje për mundësi investimi, përfshirë projekte të përshkruara si “konfidenciale” në Afganistan.

Disa nga këto dokumente rezultojnë të jenë dërguar vetëm pak minuta pasi ai i kishte marrë nga këshilltari i tij i atëhershëm.

Sipas udhëzimeve zyrtare, të dërguarit tregtarë kanë detyrim të ruajnë konfidencialitetin e informacionit sensitiv, komercial apo politik.

Pallati Buckingham theksoi gjithashtu se Mbreti dhe Mbretëresha “kanë qenë dhe mbeten me mendje dhe simpati te viktimat e çdo forme abuzimi”.

Reagimi vjen në një kohë kur presioni publik ndaj Andrew është rritur ndjeshëm pas publikimit të miliona dokumenteve të reja që lidhen me Epstein. Në to përfshihen edhe pretendime të reja, përfshirë dëshmi nga një grua e dytë, si dhe fotografi që thuhet se e paraqesin atë në rrethana komprometuese.

Dokumentet përfshijnë gjithashtu emaile që përmendin ish-bashkëshorten e tij, Sarah Ferguson.

Andrew Mountbatten-Windsor është zhvendosur së fundmi nga rezidenca e tij në Windsor në pronën private të Mbretit në Sandringham, më herët sesa ishte planifikuar.

Në tetor të vitit 2025, pas një vale të mëhershme zbulimesh për lidhjet e tij me Epstein, Andrew u privua nga titujt princërorë dhe ai i dukës, raporton BBC.

Ai ka mohuar vazhdimisht dhe kategorikisht çdo keqbërje, ndërsa theksohet se përmendja e emrit në dosjet Epstein nuk përbën automatikisht provë për shkelje ligjore.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika