Mbrojtësi i viktimave: Nuk e kemi obligim të vërtetojmë akuzat ndaj të akuzuarve

Në fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj ish-krerëve të UÇK-së, deklaratat përmbyllëse është duke i dhënë mbrojtës i viktimave, Simon Laws.

Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, ka nisur paraqitjen e tij duke iu përgjigjur pretendimeve të ngritura nga palët, njofton Dukagjini.

Laws, ka thënë të mërkurën në Hagë se nuk është punë e tyre që të vërtetojnë akuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në fjalën e tij hyrëse, ai u ndal fillimisht te qëndrimi i mbrojtjes së Rexhep Selimi, e cila ka argumentuar se përfaqësuesi i viktimave nuk ka arritur të dëshmojë ndonjë lidhje konkrete mes krimeve të pretenduara dhe klientit të tyre.

Laws e kundërshtoi këtë pretendim, duke theksuar se roli i mbrojtësit të viktimave në këtë proces është i qartë dhe i kufizuar nga korniza ligjore.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë detyrim procedural që zyra e tij të provojë ndërlidhjen midis të akuzuarit dhe veprave penale të pretenduara.

“Nuk ka kusht ligjor që të vërtetojmë lidhjen mes Selimit dhe krimeve, në asnjë fazë të procesit. Ne sigurisht nuk jemi përpjekur të bëjmë lidhjen e krimeve dhe Selimit. Ne kemi paraqitur informacione dhe prova që kanë pësuar viktimat. Kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat ndaj Selimit, kjo është puna e Prokurorisë”, tha Laws.

Laws, mes tjerash, u shpreh se mungesa e ekzaminimeve individuale të viktimave “nuk i bën dëshmitë jo të rëndësishme”.

Ai tha se qëllimi i mbrojtësit të viktimave është që të tregojë pasojat e viktimave sikurse është stresi post-traumatik dhe rrëfimet e viktimave, tha ai, do të ndihmojnë trupin gjykues të përcaktojë nëse ka pasur lidhje mes krimeve dhe të akuzuarve.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika