Mbrojtja e Salih Mustafës parashtron njoftim për apel ndaj aktgjykimit, Trendafilova cakton panelin

Salih Mustafa

Mbrojtja e Salih Mustafës, i cili u dënua me 26 vite burgim për krime lufte, ka parashtruar njoftim për apel ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

Pas kësaj, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar panelin e Gjykatës së Apelit, që do të trajtojë ankesën e tij ndaj aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pas dorëzimit të njoftimit (konfidencial) për apel nga mbrojtja e Mustafës më 2 shkurt, kryetarja e DhSK-së caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për të vendosur mbi apelin kundër aktgjykimit, të shpallur më 16 dhjetor 2022”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, kishte njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Salih Mustafa akuzohej në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika