Mbrojtja e Veselit: Disa persona kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK

Disa persona kanë ekzagjeruar rolin e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për qëllime politike, e disa të tjerë janë distancuar nga frika se mund të përballen me një gjykim, sipas avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson.

“Disa persona e kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK shpesh për qëllime të aktualitetit politik të ditës, por të tjerë janë përpjekur të distancohen nga ngjarjet, sepse e kanë ditur se disa prej veprimeve të tyre kanë qenë të dyshimta, dhe mund të dilnin një ditë para një gjykate penale”, ka deklaruar ai.

Sipas Emmerson-it, gjatë këtij gjykimi do të paraqitet një panoramë e ndërlikuar e një periudhe kaotike, për shkak të distancës kohore prej kur ka ndodhur lufta e deri te nisja e gjykimit.

“Ngjarjet të cilat ju do t’i shihni kanë ndodhur thuajse para 25 vjetësh dhe me keqbesim apo jo kujtimet edhe mund të dobësohen apo shtrembërohen”, tha ai, transmeton REL, gjersa theksoi se me fillimin e ofensivës serbe, një kolonel kishte dëshmuar se brenda Kosovës gjendeshin 30 deri në 40 anëtarë aktivë të UÇK-së.

Ai thekson se situata vetëm sa do të ndërlikohet, si rrjedhojë e propagandës së luftës.

Tashmë, në Gjykatën Speciale në Hagë ka rinisur seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika