Mbrojtja: Kërkesa për 45 vjet burgim është dënim i përjetshëm, DhSK-ja dhe ZPS-ja ekzistojnë falë Thaçit

Avokati Luka Mishetiq tha se kërkesa e Prokurorisë për 45 vjet burgim për Hashim Thaçin dhe tre të akuzuarit tjerë, është në mënyrë efektive dënim i përjetshëm.

Ai tha se Prokuroria nuk ka parë as faktor zbutës në këtë çështje, duke e quajtur edhe parashtrim të pabesueshëm për faktin se Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar ekzistojnë falë Thaçit.

“Ata kanë kërkuar 45 vjet dënim që është në mënyrë efektive dënim i përjetshëm. Pika fillestare e ZPS-së është që nuk ka faktorë zbutës në këtë çështje. Kjo është një parashtrim i pabesueshëm nga një zyrë që e di që DhSK-ja dhe ZPS-ja nuk do të mund të ekzistonin po të mos ishte i akuzuari”, tha ai.

Tutje, Mishetiq tha se fakti që Thaçi ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë dhe iu është dorëzuar atyre, është rrethanë zbutëse.

Përpara kësaj, Mishetiq tha se është e çuditshme që të bëjmë parashtrime për dënimin në një pikë ku mbrojtja është e pasqyruar me qëndrimin e saj dhe rezultati i vetëm është lirimi dhe shpallja i pafajshëm i Thaçit.

Për të folur për dënimin, Mishetiq tha rrezikohet që të krijohet përshtypja e gabuar se mbrojtja pranon mundësinë e shpalljes fajtor./BetimipërDrejtësi

Mishetiq: ZPS nuk ka vërtetuar se si Thaçi ka kontribuar në “qëllimin e përbashkët kriminal”

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika