Mbyllet një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”, ndryshon qarkullimi i autobusëve urbanë për të shtunën e të dielën

“Termokos” SH.A. ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën, si shkak i punimeve që po realizohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”. Si rrjedhojë, për këtë vikend do të ndryshojë edhe linja e autobusëve e “Trafikut Urban”, 1 dhe 3C

Të shtunën dhe të dielën do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin e kishte bërë të ditur kompania publike e ngrohjes “Termokos” para pak ditësh. Ajo kishte cilësuar mbylljen e rrugës si “të domosdoshme”.

“NP “Termokos” SH.A. njofton opinionin e gjerë se të shtunën dhe të dielen më 08 dhe 09 prill, për shkak të punimeve, që po realizohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”, përkatësisht në segmentin nga “Shtëpia e Sporteve” deri tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë ka qenë e domosdoshme për të mundësuar kyçjen në gypin kryesor të ngrohjes për 62 objekte banesore me 767 njësi banimi të lagjes në afërsi të Parkut të qytetit si dhe pjesës së Qytetit të vjetër tek rruga “Bajram Kelemendi”, thuhet në njoftim.

Për rrjedhojë, autobusët e “Trafikut Urban” të linjës numër një, në shkuarje e ardhje do të përdorin rrugën “Eqrem Çabej”. Ndërkaq, autobusët e linjës 3C në shkuarje e ardhje do të përdorin rrugën “Eqrem Çabej” për të vazhduar në Bulevardin “Xhorxh Bush”, rrugën “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”, transmeton KP.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika