Mbyllet zyra tatimore serbe në Mitrovicë, s’ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka mbyllë një objekt në veri të vendit ku dyshohet se kanë funksionuar strukturat paralele të Serbisë, si zyrë tatimore, e cila ishte degë e Ministrisë së Financave të Serbisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në mëngjes rreth orës 09:00 kanë mbyllur zyrën tatimore e cila dyshohet të vepronte si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë në një ndërtesë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani i cili ka deklaruar se nuk ka persona të arrestuar dhe se personat që kanë qenë brenda zyres janë larguar nga vendi.

“Rreth orës 9 kemi hy në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksionu si zyre tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi has në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyll deri në verifikim të plotë të fakteve. Nuk ka persona të arrestuar”, ka deklaruar Elshani.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika