Mc Kresha pengohet gjatë performimit, largohet nga skena

Mc Kresha është penguar gjatë performimit nga një person i cili ka hedhur një shkrepës drejt tij në koncertin mujor kushtuar mërgimtarëve në Drenas

Mc Kresha

Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë performuar gjatë mbrëmjes së 31 korrikut, në koncertin kushtuar mërgimtarëve, “Muaji i Mërgatës” në Drenas.

Kresha është penguar gjatë performimit nga një person i cili ka hedhur një shkrepës drejt tij.

Kjo ka revoltuar MC Kreshën, i cili në moment ka ndaluar performancën e tyre, duke thënë se kjo nuk është mënyra se si tregohet dashuri për artistin.

Reperi madje ka theksuar se për këtë performancë dy artistët nuk ishin paguar dhe u largua në mes të performancës. Ai u ndoq edhe nga Lyrical Son.

“Ndale ndale, Drenas nëse doni me tregu dashni nuk është dashni duke e gjuajtur artistin me shkrepës, nëse mendoni se kemi ardhur për para për të kënduar, ne kemi ardhur pa para për të kënduar, faleminderit”, ka thënë reperi.

Kujtojmë që trendi i hedhjes së gjësendeve në skenë nga fansat teksa artistët performojnë është një dukuri e shprehur në të gjithë botën.

Rreth një muaj më parë ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha, u godit me telefon në fytyrë që i shkaktoi lëndim dhe mavijosje afër syrit.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika