Më 13 janar promovohet monografia “Shani Pallaska- Emblemë e një epoke”

Të martën e 13 janarit do të promovohet monografia “Shani Pallaska- Emblemë e një epoke”, që do t’i kushtohet rrugëtimit jetësor dhe krijimtarisë së njërit prej figurave më të rëndësishme të skenës së artit shqiptar.

“Integra Ngo” njofton se promovimi do të bëhet në ora 19:00 në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

“Nga fillimet e tij të para, e deri te shfaqjet, intervistat, filmografia, radiodramat dhe çmimet, kjo monografi dokumenton më për së afërmi zhvillimin personal dhe profesional të artistit që dukshëm i ka shtuar vlera trashëgimisë artistike të vendit. I ndarë në disa kapituj, ky rrëfim është poashtu i pasuruar me intervista me artistë që janë inspiruar nga puna dhe personaliteti i tij, si dhe nga një numër i madh fotografish nga periudha të ndryshme të jetës së tij”, thuhet në komuniktën për media.

Tutje në komunikatë thuhet se “Ceremonia e promovimit të monografisë meton që në mbrëmjen e 13 janarit të shpërfaqë në mënyrën më të strukturuar dhe cilësore punën e bërë për publikimin e këtij libri para familjarëve, miqve, artistëve si dhe dashamirësve të artit. Kjo monografi është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Rockefeller Brothers Fund dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘Pjetër Bogdani’”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika