Më 15 shkurt, seancë përgatitore në rastin “Thaçi e të tjerët”

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Në çështjen gjyqësore “Thaçi dhe të tjerët”, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, më 3 shkurt ka caktuar Panelin e Gjykatës së Apelit.

Bazuar në Rregullore, personat që dorëzojnë kërkesë për të marrë pjesë në proces si viktima pjesëmarrëse dhe u është rrëzuar kërkesa, kanë të drejtë ta apelojnë vendimin, shkruan RTK.

Paneli i Gjykatës së Apelit përbëhet nga gjykatësit Mishelë Pikar, Emilio Gati dhe Kai Ambos.

Paneli ka miratuar kërkesën e Mbrojtësit për zgjatjen e afatit për dorëzimin e apelit të përbashkët, për të gjithë grupin e personave që u është refuzuar kërkesa, pasi kjo do ta përshpejtonte procesin.

Paneli caktoi si afat për apelin 15 shkurtin, ose shtatë ditë pasi parashtruesit e refuzuar të jenë njoftuar për vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake, cilado datë që është e mëvonshme.

Konferenca përgatitore për Prokurorinë në këtë çështje gjyqësore është planifikuar për datën 15 shkurt në orën 9:30.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika