Partia Demokratike do të organizojë protestën e radhës ditën e shtunë, më 28 shkurt.
Kreu demokrat, Sali Berisha, e ka bërë të ditur këtë datë në një mesazh drejtuar të gjitha strukturave të Partisë Demokratike.
“Duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt”, lexohet në mesazhin e Berishës, shkruan A2.
Megjithatë, vendi dhe koha ende nuk janë bërë të ditura.