Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot në Debat Plus edhe kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili është edhe kandidat nga radhët e LDK-së për një mandat të ri.
Në debat do të jenë gjithashtu kandidati i VV-së, Hajrulla Çeku, si dhe kandidati i PDK-së, Uran Ismaili.
Prej javësh emisioni Debat Plus ka zhvilluar matje për kandidatin më të pëlqyer nga qytetarët për kryeqytetin.
Nga këto matje deri me tani kanë dalë si më të preferuarit tre emrat kryesorë të garës – Përparim Rama, Hekuran Çeku dhe Uran Ismaili.
Pikërisht këta tre kandidatët do të përballen më 9 tetor në debatin kryesor për Prishtinën.