Me dokumente të falsifikuara tentuan t’i shesin 10 hektarë tokë në Prizren

Përgatitnin shitjen e 10 hektarëve tokë në vlerë rreth një milion euro, duke falsifikuar dokumente, arrestohen në flagrancë nga krimet ekonomike në Prizren

Ilustrim

Më datën 4 korrik të vitit 2022, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, pasi kishin siguruar informata se është duke ndodhur në falsifikim i dokumenteve, kishte reaguar duke i arrestuar në flagrancë.

Në Prizren ishte arrestuar dy të dyshuar të nacionalitetit serb.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se “një person i dyshuar ka ndryshuar dokumentin origjinal, letërnjoftimin e shtetit të Serbisë, duke vendosur fotografinë e vetë në letërnjoftim të personit tjetër gjithashtu nga Serbia, duke e shfrytëzuar dhe pretenduar shitjen e disa pronave në zonën kadastrale në komunën e  Suharekës”.

Pasi këtyre informatave Policia e Kosovës kishte bashkëpunuar me Prokurorin e Shtetit, Oden e Noterëve të Kosovës dhe Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër në Suharekë.

Ndërsa në njoftimin e Policisë së Kosovës në Facebook thuhet se “gjatë një aksioni të shpejtë policor më datë 12.07.2022 është realizuar arrestimi i dy personave të dyshuar me iniciale: S.M. femër (1971)) dhe H.I. mashkull (1979)), nën dyshimin se në bashkëkryerje dhe me dashje kanë kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga Neni 390 i kodit penal të Republikës së Kosovës”.

Policia ka arritur të zbulojë krimin që kish bërë të dyshuarit që sipas Policisë,  dyshuari në fjalë pasi ka falsifikuar letërnjoftimin e pronarit legjitim të pronave në këtë zonë, më pas ka autorizuar të dyshuarën me iniciale (S.M), që e njëjta të vazhdoj me shitjen e pronave së bashku me personin (H.I.).

Tutje, Polica ka treguar  se sipërfaqja e  tokës kishte qenë “dhjetë (10) hektar, në vlerën aktuale përafërsisht rreth një milion Euro, por kjo është ndaluar duke i arrestuar të dyshuarit e lartcekur në flagrancë, falë angazhimeve dhe punës se përbashkët të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, me Institucionet e lartcekura”.

Të dyshuarit ishin intervistuar prezencë të mbrojtësve të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe përkthyesit, dhe “pas intervistomi të njëjtëve me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

Në komunikatën e policisë së Kosovës thuhet se hetimet  do të vazhdojnë dhe dyshohet se mund të këtë dhe persona të të tretë të dyshuar dhe eventualisht personave tjerë të përfshirë në këtë rast.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika