Me një letër emocionuese, trajneri i Bad News Eagles konfirmon largimin

Trajneri i ekipit shqiptar Bad News Eagles, Klesti ‘stikle’ Kola, ka konfirmuar largimin e tij nga udhëheqja e ekipit dhe sipas tij një ndryshim i tillë vjen pasi lojtarët dhe trajneri kanë pasur vizione të ndryshme

Ilustrim





Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre Klesti ‘stikle’ Kola, këtë e ka konfirmuar ky i fundit me një letër emocionuese në rrjetet sociale.

Siç duket ky ndryshim vjen pasi lojtarët dhe trajneri kanë pasur vizione të ndryshme rreth të ardhmes së ekipit.

Bad News Eagles së bashku me stikle-n si trajner kanë arritur që të shkruajnë historinë duke u kualifikuar në dy turne Major.

Tani stikle pas largimit nga Bad News Eagles do të jetë jashtë skenës së CS:GO për një kohë siç duket, dhe do t’i kushtoj rendësi më shumë shëndetit mental.

“Unë kam vendosur për sezonin e ardhshëm që të ndahem me ekipin e Bad News Eagles. Vendimi vjen pasi kemi vizione dhe aspirata të ndryshme për të ardhmen e ekipit. Mendoj se do të jetë një ndryshim i mirë për të dyja palët për të çuar më tej zhvillimet përkatëse”, ka shkruar ai.

Ilustrim

Teksa, ka theksuar se nuk është fundi dhe se ka edhe shumë që BNE mund të arrisin.

“Ne jemi rritur së bashku dhe kemi arritur atë që disa mendonin se ishte e pamundur, por kjo nuk do të thotë se është fundi për asnjërin prej nesh, ai mund të jetë thjesht fillimi i diçkaje më të madhe. I vlerësoj të gjitha momentet që përjetuam së bashku me ekipin, tifozët, familjen dhe miqtë e ngushtë dhe nuk do t’i harroj kurrë për pjesën tjetër të jetës sime”, ka theksuar ai në letrën e tij.

Ndërkohë që stikle është larguar, ende nuk dihet se kush do të jetë trajneri i radhës i ekipit shqiptar Bad News Eagles.





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika