Më pak të punësuara e problemi me pushimin e lehonisë – Sfidat e grave në Kosovë që vazhduan edhe në 2025

Komisioni Evropian, përmes Raportit të Progresit për vitin 2025 për Kosovën, ka vlerësuar se ndonëse vendi ka bërë përparime në fushën e barazisë gjinore, pabarazitë ende mbeten të theksuara. Sipas raportit, gratë vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në pozita të larta qeveritare dhe në organet vendimmarrëse lokale, raporton Ekonomia Online.

E një ndër sfidat sipas Inspektoratit të Punës mbetet pushimi i lehonisë.

Lidhur me këtë çështje, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, në një intervistë për EO, foli për arsyet e pjesëmarrjes së ulët të grave në tregun e punës.

“Realisht gratë në Kosovë kanë pjesëmarrjen më të ulët në tregun e punës në rajon, është një prej statistikave më shqetësuese do të thotë ka lëviz në 25.4 për qind, nëse nuk jam gabim. Arsyet janë të shumta, ka të bëjë me barrën e përgjegjësive familjare, gratë kosovare ende kalojnë 6.3 orë në ditë në punë të papaguar rreth obligimeve familjare, mungesa e kopshteve, kopshteve të qasshme, mungesa e shpërndarjes e së kopshteve në tërë territorin e Kosovës. Në anën tjetër është orari i shkollimit, do të thotë fëmijët kosovar qëndrojnë 4-5 orë në shkolla që e bënë për shkak të normës kulturore dërgime në shkoll dhe marrjen nga shkolla mbetet barrë e nënave, mbetet barrë e grave për shkak të normave kulturore. Kështu që gratë të punojnë apo të kujdesen për fëmijët zgjedhin përkujdesjen e fëmijëve, në anën tjetër vazhdon të mbetet shumë shqetësuese transporti publik, lëvizja nga zonat rurale në zonat urbane është shumë më e zorshme për gratë të cilat jetojnë në zonat rurale. Nëse i shohim statistikat gratë në zonat urbane janë 51 për qind të punësuara se sa gratë në zonat rurale. Kjo tregon që gratë rurale kanë edhe më pak informacion, kanë më pak formim profesional për t’u riadaptu për kërkesat e tregut të punës dhe të gjitha këto janë problematika që e pengojnë në përfaqësim më të denjë të grave në tregun e punës”, theksoi ajo.

Gusia vlerësoi punën e Qeverisë dhe nismat që, sipas saj, kanë ndikuar në rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

“Është fakt për t’u vlerësuar se qeveria e Republikës së Kosovës në katër vitet e fundit ka ndërmarr masa të targetuara do të thotë fillimisht me masën e superpunës për përfshirjen e të rinjve, të moshës 18-29 vjet ku mbi 50% të përfituesve të masës superpuna kanë qenë vajza dhe gra. Ministria e Arsimit për tre vitet e fundit ka ndarë 4.6 milionë bursa për vajza në STEM, pikërisht për ta inkurajuar pjesëmarrjen e grave në sektorë të cilët kanë kapacitete më të mëdha të punësimit siç është teknologjia e informimit dhe janë mbi 50 milionë nga qeveria e Kosovës që kanë shkuar për formalizimin e punës së grave dhe të burrave sepse e dimë që një pjesë e madhe e grave dhe burrave kanë punu në sektorin joformal dhe kjo masë ka shërby për me i lëviz prej sektorit joformal në sektorin formal ku ka kontrata më afatgjate dhe siguri më të madhe në punë”, shtoi ajo.

Drejtoresha e Agjencisë për Barazi Gjinore tha gjithashtu se është e nevojshme amandatimi i Ligjit të Punës dhe theksoi rëndësinë e veprimeve në nivel lokal.

“Unë i tregova masat e qeverisë së Kosovës në realitet është normë kulturore që duhet të ndryshojë, këto janë procese emancipuese dhe mbështetëse, ka shumë hapësirë për të punuar nga ana e institucioneve fillimisht me amandatimin e Ligjit të Punës, i cili duhet të amandatohet duke pasur parasysh vlerësimin e ndikimit gjinor dhe si mund t’i afektojë gratë dhe vajzat por edhe duke përfshirë buxhetimin e përgjegjshëm gjinor si një pjesë të procesit të vendimmarrjes si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Është shumë e rëndësishme që niveli lokal të investojë shumë më tepër në kopshte, në transport publik të sigurt, në formalizim të atyre grave dhe vajzave që punojnë në sektor joformal, por edhe të rritet numri i grave në fondet publike, sidomos në sektorin e bujqësisë dhe agrikulturës”, tha ajo.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së Inspektoratit të Punës, Rizah Plakolli, tha se gratë përballen me probleme në vendin e punës, veçanërisht për shkak të pushimit të lehonisë.

“Inspektorati i Punës zbaton një strategji dhe në bazë të informatave inspektorati i punës edhe realizon inspektimet dhe inspektimet e paplanifikuara dhe mund t’i realizojmë dhe t’i hetojmë rastet. Rreziqet më të zakonshme në të cilat ndodhin në vendin e punës për gratë janë mosrespektimi i pushimit të lehonisë ku dje përmes linjës telefonike patëm një palë ankuese që në momentin kur ka lind i është shkëput marrëdhënia e punës nga një biznes. Në mënyrë automatike i kemi dërguar inspektorë për trajtimin e rastit. Brenda 30 ditëve, sepse dje e kemi linjën telefonike, dhe brenda 30 ditëve Inspektorati i Punës del me një vendim përfundimtar”, tha Plakolli.

Ai u bëri thirrje grave që të raportojnë çdo padrejtësi që u ndodh në vendin e punës.

“Në këto raste i inkurajojmë të gjitha gratë që largohen nga vendi i punës në mënyrë të padrejtë të informojnë Inspektoratin e Punës përmes emailit zyrtar që të paraqesin ankesën dhe Inspektorati i Punës në mënyrë më të shpejtë e realizon inspektimin dhe me të gjeturat e tyre inspekton masë administrative edhe i urdhëron bizneseve që të kthejnë në vendin e punës punëtoren në fjalë. Deri në këto momente, prej se ushtroj detyrën, vetëm këtë rast e kemi pasur që e ceka më herët. Pjesa më e madhe është mos-trajtimi i barabartë edhe sa i përket shkëputjes së marrëdhënieve të punës, është vetëm ky rast që e kam pranuar përmes linjës telefonike dhe i kam kërkuar që të bëjë shkresën dhe më pas dalim me raport përfundimtar”, shtoi Plakolli.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika