Më shumë se 600 të vrarë nga tërmeti në Afganistan

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ka goditur Afganistanin lindor të dielën mbrëma, duke lënë pas një bilanc tragjik.

Sipas autoriteteve talebane, të paktën 620 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 1.300 të tjerë janë lënduar.

Lëkundjet kanë shkatërruar dhjetëra fshatra në provincën Kunar dhe kanë prekur rëndë edhe provincën fqinje Nangarhar, pranë qytetit Jalalabad.

Pamjet nga terreni tregojnë shtëpi të shembura dhe banorë që përpiqen të shpëtojnë të mbijetuarit nga rrënojat.

Raportohet se ekipet e shpëtimit po hasin vështirësi për shkak të infrastrukturës së dobët dhe mungesës së mjeteve, ndërsa bilanci i viktimave pritet të rritet./BBC

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika