Mediat italiane raportojnë se Koulibayl do të transferohet te Chelsea brenda 24 orëve

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi italian, Kalidou Koulibaly, do të transferohet te Chelsea brenda 24 orëve. Kontrata e tij në ekipin anglez është pesëvjeçare, ku do të përfitojë 10 milionë euro në sezon

Kalidou Koulibaly

Ekipi anglez, Chelsea beson se do të nënshkruajë marrëveshjen për Kalidou Koulibaly brenda 24 orëve. Ndërsa, ekipi i deritanishëm i Koulibaly-it, Napoli do të marrë 40 milionë euro, përfshirë bonuset.

Situata mes dy ekipeve është avancuar dhe mediat italiane thonë që një marrëveshje mes tyre është afër.

Kalidou Koulibaly

Shifra e transferimit të mbrojtësit është 40 milionë euro duke përfshirë bonuset. Mediat italiane raportojnë se Koulibayl do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, ku do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.

Kontrata e mbrojtësit me Napolin do të skadojë në qershor të vitit 2023, pavarësisht se klubi italian ka provuar t’ia rinovojë kontratën.

Koulibaly afër transferimit te Chelsea

 

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika