Mediat spanjolle: Real Madridi vë në shënjestër Edon Zhegrovën

Mediat spanjolle po raportojnë se ekipi Real Madrid ka vnu në shënjestër futbollistin Edon Zhegrova, 24-vjeçar me prejardhje nga Kosova për merkaton verore

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova

Ylli i futbollit me prejardhje nga Kosova, Edon Zhegrova kohët e fundit po shkëlqen me paraqitjet e tij në fushën e blertë.

Shkëlqimi i tij në fushë po vërehet edhe nga ekipe prestigjioze, siç është edhe ekipi spanjoll Real Madrit.

Kështu u bë e ditur nga El Fichajes, duke thënë se ‘Zhegrova mund të jetë njëri nga emrat befasues të stinorit të verës’.

Edon Zhegrova, anësori në rritje që mund të vishte të bardha

“Real Madridi po përgatitet për një merkato të ëndrrave verore, me yje të mëdhenj në horizont dhe një strategji ambicioze për të rifituar dominimin në futbollin evropian. Por, ndër emrat e shndritshëm, Edon Zhegrova po shfaqet si një blerje e mundshme që mund të sjellë freski dhe thellësi në sulmin mereng. Talenti dhe rinia e tij e bëjnë atë një opsion tërheqës për një klub që kërkon gjithmonë përsosmëri. Vetëm koha do të tregojë nëse Zhegrova do të bëhet galaktika e radhës e Bernabeut”, ka shkruar media spanjolle.

Zhegrova tani numëron pesë gola dhe pesë asistime në Ligue 1, ndërsa ka 11 gola e 9 asistime në të gjitha garat në këtë sezon.

Ndërkaq, golin e vetëm për skuadrën mysafire e realizoi Elye Wahi, në minutën e 78-të.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika