Mediat turke ankohen se tifozët kosovarë kanë ndezur fishekzjarrë pranë hotelit të kombëtares së Turqisë

Mediumet turke raportojnë se në prag të ndeshjes së rëndësishme mes Kosovës dhe Turqisë, mbrëmjen para takimit ka pasur tensione jashtë hotelit ku po qëndron skuadra.

Sipas raportimeve të publikuara nga Son Dakika, tifozë kosovarëkanë ndezur fishekzjarrë pranë hotelit ku është akomoduar kombëtarja turke.

Ky medium është ankuar se tifozët kanë shkaktuar zhurmë gjatë orëve të natës, duke e interpretuar si një tentim për t’ua prishur qetësinë lojtarëve para ndeshjes.

Në këto raportime theksohet se ngjarja ka rritur edhe më shumë tensionin para përballjes së shumëpritur, e cila tashmë është konsideruar me atmosferë të nxehtë dhe me interes të madh publik.

Po ashtu, mediumet turke shkruajnë se pritet rritje e masave të sigurisë, ndërsa ngjarja ka marrë jehonë edhe në rrjetet sociale.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika