Mehaj: Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes deri më tani është realizuar 85 për qind

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes deri më tani është realizuar 85 për qind

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, ka folur për pasqyrën në lidhje me realizimin e buxhetit.

Ai ka theksuar se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes deri më tani është realizuar 85 për qind.

“Nga buxheti i shpenzuar rreth 53 për qind janë shpenzuar për sisteme të armatimit dhe artikujt të mbrojtjes, por deri në fund të vitit vlerësojmë se realizimi i buxhetit do të jetë mbi 90 për qind”, është shprehur Mehaj.

Mehaj ka treguar se gjatë këtij viti ka pasur blerje ushtarake, derisa ritheksoi se buxheti për vitin 2022 ka qenë 102 milionë euro, derisa për vitin 2023 është rritur në 123 milionë euro.

“Po ka pasur blerje, jemi edhe në blerje e sipër për avancimin e nevojave ushtarake në mbrojtje të territorit të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se është plani përkatës se çfarë nevoja duhet t’i ketë ushtria e Kosovës për mbrojtje të territorit.

Po ashtu, Mehaj ka thënë se gjatë vitit 2022, Ministria e Mbrojtjes ka pranuar donacione nga shtete partnere si SHBA, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia e të tjera.

“Vlera e donacioneve të pranuara deri më tani është afër 6.3 milionë euro, prej tyre, pasuri kapitale janë 6.2 milionë, ndërsa mallra dhe shpërblime janë afër 151 mijë”, tregoi ai.

Si sifdë gjatë këtij viti, ai ka përmendur inflacionin e përgjithshëm postpandemik.

“Mund ta përmendi inflacionin e përgjithshëm postpandemik që ka prekur jo vetëm shtetin tonë, por edhe më gjerë, duke vështirësuar lidhjen e kontratave me operatorë ekonomikë, por me trenin e tashëm të stabilizmin ekonomik vlerësojmë se viti tjetër do të jetë më i suksesshëm në buxhet dhe përmbushjes së synimeve tona të përbashkëta”, shtoi Mehaj.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika