Mehaj: Dhashë dorëheqje për arsye familjare, Ejup Maqedonci zgjedhja e duhur për ministër

Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Kosovës për arsye familjare. Ndërsa, kryeministri Albin Kurti e ka falënderuar Mehajn për punën e bërë dhe e ka emëruar Ejup Maqedoncin si ministër të Mbrojtjes

Armend Mehaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se ka dhënë dorëheqje për arsye familjare, teksa ka treguar që kryeministri Kurti e ka falënderuar atë për punën që ka bërë si ministër.

“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë”, ka thënë Mehaj.

Tutje, ka thënë se Kurti ka bërë zgjidhjen e duhur duke e emëruar ministër të Mbrojtjes Ejup Maqedoncin.

“Jam i sigurtë që Kryeministri Kurti duke e emëruar Ejup Maqedoncin në detyrën e Ministrit të Mbrotjes, e ka zgjedhur njeriun e duhur për këtë detyrë: një person profesionist, patriot dhe të dëshmuar”, ka theksuar Mehaj.

Ai ka përfunduar duke thënë se “Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Republikën e Kosovës e presin edhe shumë punë dhe procese, në një rrugë të gjatë drejt forcimit të shtetit tonë dhe garantimit të sigurisë së plotë të tij. E në këtë rrugë, mua do të më gjeni gjithmonë duke bashkëudhëtuar me shokë, në përpjekjen tonë të përbashkët për atdheun, për Kosovën, për kombin shqiptar”.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika