Mehaj dhe Gjeneral Corell do ta thellojnë bashkëpunimin ushtarak

Armend Mehaj ka treguar se bashkëpunimi në mes të gardës së IOWA-s dhe Ushtrisë së Kosovës është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Gjeneral major Ben Corell komandant i gardës kombëtare të IOWA-së, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Derisa dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel po vazhdon, bashkëpunimi i  Ushtrisë së Kosovës me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u thelluar.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

Bashkëpunimi në mes të Ushtrisë së Kosovës dhe gardës kombëtare të IOWA-së, “është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Gjeneral major Ben Corell komandant i gardës kombëtare të IOWA-së, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Në takim diskutuam rreth situatës së sigurisë, me zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave tona strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë”, tha Mehaj.

Sipas Mehajt, ky bashkëpunim është vlerësuar lart edhe nga Gjeneral Corell.

Ai bëri të ditur se ka falënderuar Gjeneral Correll për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga garda kombëtare e IOWA-së Ushtrisë së Kosovës, për më shumë së një dekadë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika