Mehaj njofton se është shtuar numri i operatorëve snajperistë profesionist

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se është rritur numri i operatorëve snajperistë profesionist

Pamje të operatorëve snajperistë profesionist duke u trajnuar në Jordani

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se është shtuar numri i operatorëve snajperistë profesionit që janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani.

“Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa, ka shprehur mirënjohje për mundësinë që partnerët jordanezë u kanë dhënë komandove të Kosovës nga Njësia e Operacioneve Speciale.

“Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, ka theksuar se ky është një sukses dhe sipas tij do të vazhdohet tutje me sukseset e radhës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika