Mehaj pret në takim ambasadorë e oficerë të NALT-it: Ndajmë vlera të përbashkëta për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorë, atashe të mbrojtjes, oficerë të NALT-it, ish-ministra e ish-komandant e deputetë, "me të cilët ndajmë vlera dhe një vizion të përbashkët për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit por edhe më gjerë"

Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se në çdo sukses të Ministrisë së Mbrojtjes meritor janë edhe përfaqësuesit e shteteve partnere “të cilët kanë kontribuar në çdo hap të zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë dhe Ushtrisë së Republikës së Kosovës”.

Ministri Mehaj ka njoftuar se në shenjë falenderimi dhe mirënjohje krahas punonjësve të ministrisë, të premten e 16 dhjetorit kishte pritur në një organizim të veçantë, ambasadorë, atashe të mbrojtjes, oficerë të NALT-it, ish-ministra e ish-komandant e deputetë.

Mehaj ka theksuar se me personat që u takua ndajnë vlera dhe një vizion të përbashkët për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit por edhe për të realizuar synimin e tyre për anëtarësim në NATO.

“Qofshin gjithmonë përpjekjet tona konstruktive të orientuara drejt mbledhjes së forcave të njerëzimit për të kultivuar atmosferë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet kombeve, në mbështetje të vlerave demokratike dhe të paqes kudo dhe kurdoherë”, ka theksuar ministri Mehaj.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika