Mehaj pret në takim ambasadorin Dietz, diskutojnë rreth avancimit të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. Ministri Mehaj dhe ambasadori Dietz diskutuan për stërvitjet e FSK-së me ekipe shumëkombëshe, pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse dhe ato humanitare e të tjerë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori jorezident i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, të martën e tetë nëntorit.

Në takimin mes tyre, Mehaj njoftoi ambasadorin Dietz lidhur me angazhimin në avancimin dhe ngritjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, sipas standardeve të vendeve të NATO-s, procesin e realizimit të Planit dhjetëvjeçar të Tranzicionit të FSK-së.

Ministri Mehaj dhe ambasadori Dietz kanë diskutuar dhe rreth stërvitjeve shumëkombëshe, pjesëmarrjes në operacionet paqeruajtëse dhe ato humanitare, si dhe gatishmërisë për ofrimin e kontributit në shërbim të paqes sigurisë dhe stabilitetit me partnerët ndërkombëtarë.

“Në këtë takim me Ambasadorin Dietz biseduam edhe lidhur me bashkëpunimin e deritashëm në mes të të dy vendeve duke u dakorduar për identifikimin e mundësive të zgjerimit të këtij bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e që do të mund të konkretizohej nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje bilaterale të bashkëpunimit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika