Mehaj reagon pas tërmetit, i ofron Turqisë gatishmërinë e plotë të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës në Turqi i ka shprehur gatishmërinë e plotë homologut të tij turk, Hulusi Akar për ofrimin e ndihmës me të gjitha kapacitet profesionale të FSK-së

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës që ka goditur Turqinë dhe Sirinë të hënën, duke i shprehur gatishmërinë e plotë homologut të tij turk, Hulusi Akar që të ofrohet ndihmë me të gjitha kapacitet profesionale të FSK-së për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Mehaj ka uruar që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël.

“Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë”, ka shkruar Mehaj.

Tutje, Mehaj ka thënë se në këto çaste të vështira për presidentin, Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk lutjet janë me ta.

“Në këto çaste të vështira për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk lutjet tona janë me ta”.

Ndryshe, të hënën e 6 shkurtit, një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 300 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, deri më tash numri i përgjithshëm i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar mbi 500.

Shkon mbi 500 numri i viktimave në Turqi dhe Siri

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika