Mehaj: Roli i Kosovës brenda NATO-s është më jetik se kurrë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas miratimit nga Asambleja Parlamentare e NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues, në anëtar të asociuar.

Mehaj është shprehur se sot shënohet një moment historik.

“Sot shënojme edhe një moment tjeter historik për Kosovën, me ç’rast, Asambleja Parlamentare e NATO-s ka miratuar me shumicë votash avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues, në anëtar të asociuar,” shkruan Mehaj.

E sipas Mehajt, rruga drejt anëtarësimit në NATO nuk ka të bëjë vetëm me bashkimin në një aleancë “por shkon përtej, për të afirmuar përkushtimin tonë për të kontribuuar në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.”

“Në këto kohë sfiduese, ku rrethanat e reja gjeopolitike kanë ndryshuar, roli i Kosovës brenda NATO-s është më jetik se kurrë,” ka shkruar ai.

Kosova, sipas tij, do të ketë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të demokracisë e sigurisë.

“Ndërsa qëndrojmë në prag të këtij kapitulli të ri për shtetin tonë, ne po i hapim rrugë së ardhmes, ku Kosova do të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të demokracisë, sigurisë dhe respektit të ndërsjellë në skenën globale. Ne kemi shumë punë përpara për PFP-në dhe disa procese të NATO-s, por duke punuar së bashku me aleatët tanë do ta arrijmë edhe atë.”

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika