Mehaj thekson sërish: Veprimet tona janë në koordinim me policinë dhe KFOR-in

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka dënuar veprimet e Serbisë për destabilizim të vendit, teksa ka shtuar se Kosova dhe institucionet e saj janë në koordinim të plotë me policinë dhe KFOR-in

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit, ka thënë se FSK-ja do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e vendit.

Mehaj, ndër të tjera, i ka dënuar veprimet e Serbisë për destabilizim të vendit, gjersa ka shtuar se Kosova dhe institucionet e saj, janë në koordinim të plotë me policinë dhe KFOR-in.

“FSK është këtu është të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Dënojmë veprimet e Serbisë për destabilizimin e vendit tonë. Kosova dhe institucionet e saj, janë në shërbim të çdo qytetari dhe veprimet tona janë në harmoni me policinë tonë dhe KFOR-in”, ka shkruar Mehaj në Twitter.

Po ashtu, edhe të dielën, ministri Mehaj ka thënë se institucionet e Kosovës janë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.

Siç thotë ministri i këtij dikasteri, si ngritja e kapaciteteve ushtarake serbe në kufirin me Kosovën, ashtu dhe vendimi i pjesëtarëve të komunitetit serb për largim nga institucionet e Kosovës, janë veprime që tentojnë ta destabilizojnë vendin.

“Këto veprime janë pengesa e vetme që të arrihet një marrëveshje që do të lejonte të dyja shtetet të ecin para për, t’u integruar në Bashkimin Evropian. Ministria e Mbrojtjes, ashtu si dhe organet e tjera të rendit, mbetet e përkushtuar për të garantuar sovranitetin e vendit si dhe mbrojtjen e jetës së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim etnie”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka theksuar se i vetmi kërcënim për komunitetin serb “janë individët dhe grupet kriminale serbe të dirigjuara nga Beogradi”.

Mehaj: I vetmi kërcënim për komunitetin serb janë grupet e dirigjuara nga Beogradi





Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika