Mehaj uron SHBA-të: Revulucioni amerikan do të mbetet në historinë e njerëzimit si ngjarja që nxiti lëvizjet e mëvonshme antikolonialiste

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se revolucioni amerikan padyshim se do mbetet në historinë e njerëzimit si ngjarje që nxiti lëvizjet e mëvonshme anti-kolonialiste

Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar Shtetet e bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se revolucioni amerikan padyshim se do të mbetet në historinë e njerëzimit si ngjarja që nxiti lëvizjet e mëvonshme antikolonialiste, i dha guxim popujve për të vetëvendosur fatin e tyre e për të zgjedhur llojin e qeverisjes që duan.

“Urime 4 Korrikun, si rikujtim për angazhimin e përhershëm për të drejtat e patjetërsueshme! Më 4 korrik 1776, Kongresi Amerikan ratifikoi Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që para se të shërbejë si dokument pararendës i Deklaratës së të Drejtave të Njeriut, vetë akti i bashkimit të 13 kolonive për t’u çliruar nga Anglia e atëhershme perandorake përbën një ngjarje historike që përmbylli epokën e monarkisë për popullin amerikan, për t’i vënë themelet e republikës e të demokracisë, duke shërbyer kësisoj si shembull për shumë lëvizje e popuj anembanë globit, të cilët dëshironin të çliroheshin nga sundimi perandorak për të përqafuar lirinë e drejtësinë, si të drejta të pamohuara e të lindura bashkë me qenien njerëzore”.

May be an image of text

Ai është shprehur falënderues si komb rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-së në arritjet e Kosovës.

“Pikërisht për efektin zingjiror që pati 4 korriku si ngjarje në luftën për lirinë, të drejtat e barazinë ashtu siç i njohim sot, duke mos u kufizuar thjesht brenda territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por dhe si kontribuues direkt në pavarësinë e shteteve tjera, si në rastin e Republikës së Kosovës, do të jemi gjithmonë falënderues si komb për rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-së në arritjet tona, andaj këtë ditë i bashkohemi festës së popullit amerikan, partnerit tonë të përhershëm”, shtoi ai.

May be an image of 11 people

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika