Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës.
“Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë”, ka shkruar Mehaj.
Ministri Mehaj ka shtuar se janë duke vazhduar me zhvillimin dhe avancimin e forcave të Kosovës sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.
“Për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga ShBA”, ka theksuar ministri i Mbrojtjes.
“Detyra, nderi dhe atdheu mbi të gjitha!”, ka përfunduar Mehaj.