Mehemtaj: VV-ja i ka blerë dhe vjedhur zgjedhjet në Mitrovicë

Gazetari Lirim Mehemtaj ka reaguar ndaj mënyrës se si është zhvilluar procesi zgjedhor në Mitrovicën e Jugut, duke ngritur akuza për manipulime të mundshme në balotazhin mes kandidatit të LVV-së, Faton Peci, dhe atij të PDK-së, Arian Tahiri.

Në Debat Plus, Mehemtaj deklaroi se “dihet ashiqare që Lëvizja Vetëvendosje i ka vjedhur dhe i ka blerë zgjedhjet”.

“Kjo me fletëvotim mjafton, në Kosovë ka raste kur janë anuluar zgjedhjet se ka munguar ajo ultravjollcë. Kjo me fletëvotime mjafton për të shkuar në rivotim. Po qe nuk mjaftoi. S’mjafton as fakti që Martin Berishaj është bashke aksionar me këtë që i prodhojnë këto fletëvotime. 22 tenderë, njëburimor të negociuar, Ministria e Punëve të Brendshme i ka jep veç në Mitrovicë, vetëm në 2 muajt e fundit.

 A mjafton fakti që ështe thyer heshtja zgjedhore, dhe Albin Kurti ka shkruar kë bërë fushatë në Mitrovicë. Ndoshta s’mjafton as kjo. A mjafton fakti që kur ndodhi gjithë ky problemi me fletëvotime u caktua rastësisht Shpejtim Peci prokuror i rastit, kushëriri i Faton Pecit. U heq ky u caktuar Sahit Tmava, motra e Sahitit kandidate për asambliste për LVV-në, vazja e tij e punësuar prej VV-së. Shkon në PZAP atje, në shkallën e dytë çështja, na del që rastin e ka marrë një e punësuar e LVV, gruaja e në avokati të Faton Pecit…”, ka thënë Mehmetaj.

Të fundit nga rubrika