Mehmetaj: Asociacioni do t’i ketë institucionet e veta

Analisti Lirim Mehmetaj ka thënë se Asociacioni do t’i ketë institucionet e veta. Ai është shprehur se se në statut përcaktohet që pasi të themelohet Kuvendi i Asociacionit, do të votohet një rregullore speciale

Analisti Lirim Mehmetaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Asociacioni do t’i ketë institucionet e veta.

“Asociacioni do t’i ketë institucionet e veta, Bordi do ta luajë rolin e Qeverisë. Se si funksionon bordi nuk e dimë, sepse statuti nuk na tregon, është dokument bazë”, ka thënë Mehmetaj.

Mehmetaj ka thënë se në statut përcaktohet që pasi të themelohet Kuvendi i Asociacionit, do të votohet një rregullore speciale.

“Mirëpo në statut përcaktohet që pasi të themelohet Kuvendi i Asociacionit, ata e votojnë një rregullore speciale, e cila rregullon edhe mënyrën se si zgjidhen e funksionojnë institucionet tjera edhe se si u shtrihen atyre kompentencat”, ka thënë Mehmetaj.

Mehmetaj është shprehur se në këtë statut nuk përcaktohen kompentencat.

“Tashmë kjo rregullorja speciale do të bëjë organizimin e brendshëm ose të përcaktojë ligjet se si funksionon Asociacioni”, ka thënë tutje Mehmetaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika