Mehmetaj: Bislimi ka shkuar në Bruksel si punëtor i Serbisë

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan të martën në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak – Bisedimet përfunduan me zotimet e palëve që deri më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Lajçak ka theksuar se bisedimet të vazhdojnë të hënën e ardhshme.

Për këtë, gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se zëvendëskryeministri Bislimi, “ka shkuar në Bruksel si punëtor i Serbisë”.

Shkuarja e Bislimit në Bruksel për të diskutuar për dinarin tregon që po angazhohet për Serbinë e jo për Kosovën ka theksuar Mehmetaj, bazuar në “logjikën dhe gjuhën” e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nëse para ditës së sotme, ndonjë analist, gazetar i cili duke e pa situatën në terren, duke qenë racional, kishe me thënë se Qeveria e Kosovës thënë mirë me diskutu më ndërkombëtarët vendim. Do të ishte etiketuar prej deputetëve të VV-së, ashtu siç ka ndodhur, si person i cili flet në favor të Serbisë, pasi po i konteston për qefe të Serbisë vendimet e Kosovës. Tash nëse kur flet ti, flet në favor të Serbisë. Po kur bën, si bën Bislim, a është ky pra dokumentim se ky punon për Serbinë. A është dokumentim krejtësisht i qartë që çka ka bërë ky sot, sipas platformës së tyre, gjuhës dhe logjikës së tyre, ky punon për Serbinë. Nuk ka kurrfarë shpjegimi tjetër. Prandaj, ky sot ka shku në Bruksel, jo I zëvendëskryeministër I Kosovës, por si punëtor i Serbisë. Sipas tyre, ve me disktu vendim e BQK-së i bën favore Serbisë… atëherë kur shkon atje me ndrysh atë vendim, shkon me ndryshu për Serbinë.

Bsilimi ka shkruar në Bruksel me ridiskutu një vendim të Kosovës. Kujt nuk i ka pëlqyer ky vendim, Serbisë. Pse për kërkohet zgjidhje tjetër për Serbinë. Pra, Bislimi po angazhohet për Serbinë dhe jo për Kosovën”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika