Mehmetaj e quan Kurtin “kryemangup” i Kosovës, fitoren në Mitrovicë të Pecit e cilëson “të vjedhur e të turpit”

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar rezultatet e zgjedhjeve në Mitrovicë, duke e cilësuar fitoren e kandidatit të Vetëvendosjes si “të vjedhur dhe të blerë”.

Ai tha se Arian Tahirit është ngritur në një “politikan nacional”.

“Është fitore e vjedhur, e blerë, e turpit. E cila Arian Tahirin e ka ngrit në një politikan nacional, e ka Faton Pecin e ka rikonfirmuar si një person me fuqi të huazime. Refuzoi, dezertoi Peci ta bëjë luftën i vetëm. Iu desh Albin Kurti, krejt ministrat, një administratë shtetërore që potencialisht ta fitoi edhe duke blerë vota… sot e ki pas kryemangupin e Kosovë Albin Kurti duke shkuar oborr e në oborr, në shkolla të Kosovës. Cka më bë. Pse ka shkuar (në Mitrovicë)?”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Sipas rezultateve të fundit të balotazhit, Faton Peci nga Vetëvendosje po kryeson me 53,54% të votave, duke siguruar 17,369 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka marrë 46,46% të votave ose 15,074 vota.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika