Mehmetaj kërkon sqarim: A është Duda Balje e infiltruar e Radojçiqit, apo ministre e Kurtit?

Gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur një dilemë lidhur me rolin dhe pozicionin e deputetes Duda Balje në raport me Qeverinë dhe dyshimet për lidhje të saj me terroristin Milan Radojçiqin.

Mehmetaj ka rikujtuar një moment kur, sipas analistit Sadri Ramabaja, Balje është takuar me Radojçiqin më 28 shkurt – një takim që, sipas tij, e ka alarmuar edhe Qeverinë, duke nxitur thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Megjithatë, vetëm pak kohë pas këtyre pretendimeve, Duda Balje është takuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

“Qysh e din, Ramabaja erdh edhe na tha se me 28 shkurt është takuar Duda Blaje me Radojçiqin. Për me ia konfirmu Ramabajës informatat, qysh e dini Qeveria e thirri Këshillin e Sigurisë kombëtare, me u hetu ky rrezik i madh nacional. Deputetët e minoriteteve po na flasin me Radojçiqin, më saktësisht Duda Balje.

Çka më bë, Duda Balje në Qeveri në takim me Albin Kurtin. Edhe po del Duda Balje, e pyetën e nderume a ka ofertë për ty si ministre tha po. Askush nuk e mohoi prej qeverisë. Kështu që duhet me u sqaru na: a është Duda Balje e infiltruar e Radojçiqit, qysh vetë pushteti. Apo është ministre e Albin Kurtit. Kjo e meriton një përgjigje para publikut…”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika