Mehmetaj kundër gjuhës së Adriana Matoshit: Sekssizëm i gërditshëm, kjo është fytyra e Vetëvendosjes

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj deklarimit të deputetes nga LVV, Adriana Matoshi në Facebook, duke e cilësuar atë si “sekssizëm i gërditshëm” nga “partia progresiste dhe një fytyrë e Vetëvendosjes”.

Mehmetaj tha se ofendimet e Matoshit janë më të rënda sesa ato që ai mund t’i ketë bërë në studio, duke vënë në pah se ajo merr rrogë nga qytetarët për përfaqësim politik.

Ai krahasoi gjithashtu Matoshin me Faton Pecin, duke theksuar se niveli i saj profesional dhe intelektual është më i lartë, por kjo nuk justifikon gjuhën fyese që përdori.

“Mua s’më lëndon aspak, por ky është sekssizëm, i gërditshëm i partisë progresiste….Ja kush jeni ju kjo është fytyra e Vetëvendosjes. Çka me kup? Dallimi mes kësaj edhe Faton Pecit është se kjo është aktore e mirë Faton Peci s’ka as profesion, për ka niveli intelektual kjo qëndron pak më lartë”, ka deklaruar Mehmetaj në Debat Plus.

“Shumë më rëndë kalojën ofendimet eventuale që i bëj këtu në studio sesa ofendimet e kësaj. Un them mangup bëhet nami as nuk jam zyrat i shtetit. Kjo është përfaqësuese e një partie merr rrogë prej meje edhe qy çfarë ofendon”, ka theksuar tutje ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika