Mehmetaj nga Haga për dëshminë e Clarkut: U dëshmua se ndonëse UÇK-ja s’kishte strukturim, Serbia i frikësohej

Gazetari Lirim Mehmetaj ka vlerësuar se dëshmia dyditore e gjeneralit amerikan Wesley Clark në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka qenë më e rëndësishmja dhe më shfajësuesja deri tani për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe drejtuesit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Debat Plus, Mehmetaj ka thënë se Clark, si një gjeneral me katër yje, me formim akademik në Oksford dhe njeriu që ka udhëhequr NATO-n gjatë luftës së Kosovës, përfaqëson autoritetin më të fortë që mund të flasë për zhvillimet e asaj periudhe.

“Ashtu siç është pritur, dëshmia  e gjeneralit Clark ka dal pa diskutim dëshmia më domethënëse, më autentike, më përmbajtjesore dhe më shfajësuese besoj unë për të akuzuarit. Dhe kjo për disa arsye. E para, për faktin se ai është personi gjeneral, katër yje, një person që ka shkollim në Oksford për politikë ekonomie e filozofi. Person që ka udhëheq aleancën më të madhe, politiko-ushtarake siç është NATO. Shto kësaj, personi që ka pasur njohurinë më t madhe sa i përket luftës së fundit në Kosovë, shtrirjes së forcave në terren. Pra nuk ka një person tjetër që mund ta kontestoj atë çka thotë Clark, kur flet për luftën”, ka thënë Mehmetaj, i cili për momentin gjendet në Hagë, nga ku po përcjell zhvillimet e Speciales.

Sipas Mehmetajt, gjenerali amerikan në dëshminë e tij konfirmoi dy pika thelbësore.

Së pari, ai hodhi poshtë idenë se UÇK-ja ka qenë një organizatë e strukturuar si ndërmarrje kriminale, duke theksuar se si guerilë e re kishte probleme bazike të organizimit dhe hierarkisë, por funksiononte e mbështetur mbi vullnetin e jashtëzakonshëm të luftëtarëve.

Pika e dytë që Mehmetaj e vlerësoi thelbësore ishte deklarimi i Clarkut se Serbia, pavarësisht mangësive të UÇK-së, e ka pasur frikë këtë forcë guerile.

“U dëshmua ajo që pritej, ai konfirmoi edhe njëherë dy gjëra jashtëzakonisht të rëndësishme. E para, që UÇK-ja jo vetëm që nuk ka qenë një ndërmarrje e përbashkët kriminale, mirëpo UÇK-ja ka pas probleme bazike në strukturim dhe hierarki për shkak se ka qenë një gueril e re, e cila për shkak të suksesit të madh që ka pasur për kohën e shkurtë harrohet se sa për kohë të shkurt ka operuar. Për pak vite, UÇK-ja u bë një forcë që për nga jehona ishte shume e madhe. Por faktikisht ishte një ushtri jo rregull, siç tha Clark mirëmbahej nga vullneti i madh i patrioteve që e përbenim për të luftuar, se sa një organizim i jashtëzakonshëm. E dyta, rikonfirmi i faktit se UÇK-ja e tillë siç ishte, e pa organizuar ishe një forcë që ia kishte frikën Serbia, këtë s’po e them unë, e tha Clark”, ka thënë Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika