Mehmetaj për Kurtin: Ky serbofil i përbetuar nuk e shkarkon Dimal Bashën

Në vëmendjen e publikut është artikulli i kryeparlamentarit Dimal Basha, botuar në revistën “Open Edition Journalist” në bashkautorësi me Jana Arsovskën, ku përshkruhet Lufta Çlirimtare e Kosovës si e lidhur me krim transnacional dhe trafik droge.

Sipas tekstit, artikulli portretizon UÇK-në si të financuar nga trafikantë droge dhe si të lidhur me krimin ndërkombëtar në kontekstin e ndërtimit të shtetit.

Gazetari Lirim Mehmetaj reagoi duke kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ai theksoi se nuk duhet të pritet që Kurti të shkarkojë Dimal Bashën ose zyrtarë të tjerë.

“Mos pritni që Albin Kurti, ky serbofil i përbetuar, me shkarku Dimal Bashën…

Dimal Basha kryeparlamentar, Mimoza Kusari shefe e Grupit Parlamentar. Çka duhet tjetër me bë ky? Shkëlzen Gashi këshilltar, Hekuran Muratin ministër. Zëdhënës së Qeverisë, djalin e policit të Serbisë. Çka duhet të bëjë më shumë?

I zënë atje me raport zyrtar të policisë duke i vizituar serbët lokalë në Klinë. Çka duhet më bë tjetër o vlla. Hero Ivanoviqin. Cka duhet më bë tjetër? Në sanksione shtetin e vet. Bllokim i takimeve me zyrtarë të BE-së. Edhe çka duhet më bë tjetër Albin Kurti për ta bindur, çka praktikisht na e thotë, përditë na e thotë”, ka thënë Mehmetaj.

Të fundit nga rubrika