Mehmetaj për opozitën shqiptare në RMV: Po paguajnë të rinjtë e Kosovës të angazhohen në fushatë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se blloku i opozitës shqiptare, VLEN, po paguan të rinjtë e Kosovës për të marrë pjesë në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se do të publikojë detajet dhe faktet në ditët e ardhshme

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se blloku i opozitës shqiptare, VLEN, – ku bëjnë pjesë edhe disa anëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje – po paguan me “shuma të majme” të rinjtë e Kosovës për t’u angazhuar në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Duke paralajmëruar se këtë do ta publikojë të plotë dhe me fakte në ditët në vijim, Mehmetaj ka thënë këtë po e bëjnë “që të krijohet përshtypja se si e gjitha shqiptaria”.

“Ky grupi, VLEN, që ma shumë i shkon flen, po paguan me para kesh të rinjtë të Kosovës, që po i thërret të angazhohen për fushatë në Maqedoni. Ideja prapa kësaj qëndron në faktin që të krijohet përshtypja se si e gjitha shqiptaria po bëhet krah tyre dhe të vijë kjo fryma e ndryshimi me demek si në Kosovë. Dhe pagesat po i bën kesh. Aktualisht ka të ri të Kosovës, i kam të dëshmuar me emra… sapo i kam të plotësuar, do të dalë me emra se si këta po i bëjnë thirrje të rinj të Kosovës të përfshihen politikisht në Maqedoni. Po i paguajnë me shuma të majme. Se a janë ato para të VV-së, apo kanë rruga të tjera të financim, këtë nuk e kam kuptuar ende”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.

Mehmetaj, gjithashtu, i ka komentuar edhe akuzat e Adnan Azizit, eksponentit të lartë i Lëvizjes Besa dhe opozitës shqiptare VLEN, ndaj emisionit Debat Plus, Televizionit Klan Maqedoni, opinionistëve dhe gazetarëve që morën pjesë në debatin e së premtes, se po përkrahin BDI-në.

Mehmetaj ka listuar tri probleme në lidhje me pretendimet e Azizit.

“Është problem në kaq shuam nivele. Shikoni çfarë logjike të përmbysur. Këta kanë ardhë në Kosovë me kërku ndihme prej Albin Kurti dhe me u përfshi ai politikisht në Maqedoni.  Pra, për ta Kurti dhe Qeveria e Kosovës të përfshihet politikisht në Maqedoni, e nuk është ë e pranueshme as të komentojnë për politiken atje as njerëzit e tjerë. Shihe çfarë mendësi totalitare kanë. Në bën te merrmi me Maqedoninë, ata që na përkrahin neve bën jo vetëm të flasim për politikën, po edhe të vijnë të na ndihmojnë, kurse të tjerët të mos e bëjnë. Ky është problemi i parë.

Problemi i dytë është se ky tregon që është edhe frikacak, sepse ka të pamundur me ardhë më mbrojt atë edhe çka e deklaron publikisht edhe kur ftohet. Ky është problem, ti po do me dal më mposhtë një parti e cila gjenezën e ka në një gueril, në një ushtri të suksesshme, e supozohet që janë vështirë të mposhtë, sepse edhe kanë përvoje e ky pastaj frikësohet të vjen të ballafaqohet me gazetarë e do me bë ballafaqim politik.

E treta është se i flet ndërdija, sepse sipas tij, të përkrahet një anë ose një tjetër është e mundur vetëm nëse paguhesh. Rrjedhimit çka po tregon ky është kjo: këta kushdo që i përkrah i paguajnë, sepse këtë relacion të ndyte ky s’ka qysh ta di. Unë e ftoj këtë të bëjë fakte, për shembull, sepse me ka etiketuar mua, profesorin (Nuri Bexhetin) edhe Imerin (Mushkolaj)”, ka thënë Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika