Mehmetaj për zëdhënësin e Qeverisë: Familjarët pjesë të ish-sistemit, ndërsa vetë e luan patriotin me Ali Ahmetin

Gazetarë Lirim Mehmetaj ka kritikuar zëdhënësin e Qeverisë, Perparim Kryeziun, duke i cilësuar si gënjeshtëra deklarimet e tij për kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit dhe rreth planit 9 pikësh të OSBE-së – për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, i propozuar në korrik të viti të kaluar.

Mehmetaj ka thënë se Kryeziu duke “pasur familjarë pjesë të ish-sistemit jugosllav dhe serb”, po mundohet “të luajë me nota të patriotizmit me partinë e Ali Ahmetit”.

“Ky është përparim Kryeziu, djali i Aziz Kryeziut, ai ka qenë ish-polic në Kosovë. Axha i tij, Ramadan Kryeziu, ka shërbyer në armatën jugosllave apo në armatën serbe deri ën prill 1999.

Ky person me këtë prapavijë familjare, i cili nuk ka faj për çka ka bërë babi dhe axha i tij, po ka faj që s’ka bërë distancim asnjëherë. Se duhet me pyet këtë se çka mendon për veprimtarinë e familjarëve të tij. Si pjesë e strukturave, e ne e dimë si shqiptarë me qenë pjesë e strukturave të Serbisë, sidomos të sigurisë, është dashtë me pas një përkushtim të madh ndaj atij shtetit.

E tash i njëjti kqyre fare paradokalisht me dalë edhe me luajt me nota patriotizmi në raport me partinë e Ali Ahmetit. Bashkëthemeluesit të UCK-së e themeluesit i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare-së”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.

Kandidati i BDI-së për president në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë për “KallxoPernime” para disa ditësh ka thënë se propozimi 9 pikësh për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës ishte propozuar nga ai si kryesues i OSBE-së.

Për këtë i pati reaguar Kryeziu, i cili e kritikoi Osmanin për këtë plan. Sipas tij, Osmani e sheh Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika