Mehmetaj: Qeveria i dha tender mbi 9 milionë euro kompanisë së dënuar për mashtrim

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka dhënë një tender mbi 9 milionë euro një kompanie dhe pronarit të saj të dënuar për mashtrim në tenderim.

Në Debat Plus, Mehmetaj ka thënë se vonesat në konstituimin e institucioneve po krijojnë hapësirë për keqpërdorime të mëdha.

“Përderisa institucionet nuk po themelohen, nuk po dalin figura të reja, as në Kuvend e as në Qeveri. Hajnia po vazhdon me këto figurat e njëjta. Edhe unë mendoj që kjo është edhe me e rëndësishme me kuptu pse këta (të Vetëvendosjes) e kanë pas kaq të rëndësishme, pozicionet me i mbajt”, ka thënë Mehmtaj.

Mehmetaj shpjegoi se kontrata në fjalë i është dhënë një kompanie të cilës, së bashku me pronarin e saj, me vendim gjykate i ishte ndaluar të merrte pjesë në tenderë publikë. Pavarësisht kësaj, ata kanë fituar një kontratë për zgjerimin e rrugës nacionale N.9, Prisht segmenti Dollc–Zahaq, me vlerë prej më shumë se 9 milionë e 244 mijë euro.

“Kontratë prej shtetit, titulli i kontratës zgjerimi i rrugës nacionale N.9, Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq, Loti 1,2.

Një pronar i një kompanie ishte i dënuar gjithashtu edhe vet kompania, por prapë ka fituar një tender.. E a patë që është dënuar pronari dhe kompania, a patë që në dënimin i ndalohet me marrë pjesë. Çka ndodh? Ia japin tender 9 milionë… Qeveria e Kosovës, personit të cilit është dënuar për mashtrim në tenderim, ia ka jep tenderin 9 milionë e 244 mijë euro”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Detajet e sqaruara nga gazetari Mehmetaj dhe dokumentet për tenderin në fjalë i gjeni në videon e mëposhtme:

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika