Meksikë, policia gjen 45 çanta me mbetje njerëzore

Kërkimet pritet të vazhdojnë për disa ditë për shkak të terrenit të vështirë dhe ndriçimit të dobët. Zyrtarët thanë se do të vazhdojnë të punojnë për të përcaktuar numrin e trupave të vdekur, kush ishin ata dhe shkaqet e vdekjes së tyre

Autoritetet meksikane kanë gjetur 45 çanta me mbetje njerëzore në një luginë jashtë qytetit perëndimor të Guadalajara.

Siç raporton BBC, zyrtarët po kërkonin për shtatë punonjës të rinj të qendrave të thirrjeve, të cilët ishin raportuar të zhdukur javën e kaluar. Eshtrat përfshijnë burra dhe gra, dhe numri i trupave nuk dihet ende.

Kërkimet pritet të vazhdojnë për disa ditë për shkak të terrenit të vështirë dhe ndriçimit të dobët.

Zyra e prokurorit të shtetit për shtetin perëndimor të Jalisco tha në një deklaratë se, pas një informacioni për kërkimin e shtatë personave, ata kishin filluar të kontrollonin në luginën “Mirador del Bosque”, ku gjetën çantat që përmbanin pjesë të trupit.

Çanta e parë u gjet të martën, por për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së dritës së diellit, hetimet rifilluan të mërkurën dhe do të vazhdojnë deri në gjetjen e të gjitha mbetjeve, tha Prokuroria.

Zyrtarët thanë se do të vazhdojnë të punojnë për të përcaktuar numrin e trupave të vdekur, kush ishin ata dhe shkaqet e vdekjes së tyre.

Ai shtoi se do të vazhdojë përpjekjet për të përcaktuar vendndodhjen e shtatë personave të raportuar si të zhdukur.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika