Meliza Haradinaj për draft-statutin e Edi Ramës: Qëllimi i njëjtë, ndarja e Kosovës

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar ndaj propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ajo ka shprehur shqetësimin se ky propozim mund të jetë një hap drejt ndarjes së Kosovës

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj

Reagime të shumta ka pasur pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka propozuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, një propozim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar duke thënë që “nuk duhet të gabohemi, qëllimi mbetet i njëjtë, ndarja e Kosovës”.

Ish-kryediplomatja kosovare, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

“Pra tash ‘agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njejtë: ndarja e Kosovës!!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka shërbyer si ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës nga 3 qershori 2020 deri më 9 mars 2021.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika