Memli Krasniqi: Sokol Bashota po vjen për ta udhëhequr Klinën përsëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Klinë, në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Sokol Bashota.

Krasniqi, në një tubim madhështor, në mesin e simpatizantëve të PDK-së, ka thënë se është koha që qytetarët ta rikthejnë Klinën në rrugën e drejtë me Sokol Bashotën në krye.

“Sokol Bashota po vjen për ta udhëhequr Klinën përsëri. Me program të qartë, me prioritete të qarta dhe me rezultate që do të jenë të prekshme. Është njeriu i fjalës, është njeriu i besës. Më 12 tetor, ju ftoj që të gjithë që keni të drejtë vote, të bëheni bashkë në mënyrë festive e solemne. Mos leni asnjë votë në shtëpi atë ditë, por të gjithë të dilni bashkë për ta votuar PDK-në, numrin 191 dhe kryetarin e ardhshëm të Klinës, Sokol Bashota”, ka theksuar Krasniqi

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen, u zotua për investime në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe bujqësi.

“Me PO-në tuaj, më 12 tetor do ta rikthej besimin e të gjithë juve te institucioni i komunës dhe komunën në shërbimin tuaj”, ka thënë Bashota.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika