Canaj: Moskonstituimi i Kuvendit ka krijuar situatë të re politike, nuk kemi më bllokadë politike por shtetërore

Ish-diplomati Blerim Canaj ka deklaruar në emisionin “Five” në RTV Dukagjini se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës ka krijuar një situatë të re politike në vend.

Sipas tij, klasa politike ka luajtur me ndjenjën patriotike për përfitime politike, duke përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.

“Politika ka luajtur me kartën e sentimentit patriotik, e sidomos Kurti”, ka thënë Canaj.

Ai ka shtuar se në këtë kurth kanë rënë edhe partitë opozitare, për shkak të mungesës së guximit për të marrë vendime dhe paaftësisë për t’ua shpjeguar qytetarëve realitetin politik.

“Në këtë kurth kanë rënë edhe partitë ish-opozitare… në këtë kurth kanë rënë edhe për shkak të mosguximit për të marrë vendime dhe njëkohësisht edhe për mungesë kapaciteti për ta artikuluar dhe sqaruar qytetarëve situatën në të cilën gjendet vendi”, ka theksuar ai.

Canaj ka theksuar se situata aktuale nuk përbën më një bllokadë politike, por një bllokadë shtetërore.

“Natyrisht, nganjëherë mund të ketë edhe koston e periudhës së kësaj fushate, por po shpresoj dhe besoj se Kuvendin nuk do ta thërrasin para zgjedhjeve”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika