Menaxhimi i inflacionit, sfidë për Qeverinë Kurti

Agresioni rus mbi Ukrainën shumë vende kanë bërë që të përballojnë inflacion të cmimëve. Në Kosovë nga 3 përqind sa ishte në viitn 2019 ka shkuar në 14.1 vetën në gjashtë muajt e parë. Ndërkohë Ekonomistët rekomandojnë që qeveria të merr masa fiskale më të drejtpërdrejta për t’i nidhmuar ekonomisë së vendit.

Qeveria e Republikës së Kosovës

Çmimi i secilit prej këtyre produkteve është bërë barrë me e madhe për secilin qytetarë.

Por, cka bije në sy është ngritja e cmimeve sidomos tek produktete esenciale për jetesë.

Ndërkohë, lartësia e inflacionit në mes të vitit 2022 ka arritur në 14.1 përqin, nga 3 përqind sa ishte në vitin 2019.

Kjo gjendje sipas ekonomistëve po bëhet mjaftë shqetësuese për vendin, për cka thonë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë masat sepse sipas tyre dimri mund të jetë i vështirë.

“Qeveria jonë ka vendosur që të hesh karshi kësaj situate. Inflacioni në kosovë është më I larti në rajon shkaku I mos veprimeve të qeverisë”, ka deklaruar ekonomisti Erton Bega.

Për të “stabilizuar” cmimet në treg, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti kanë propozuar  Projektligjin për mbrojtjen e furnizimit me produkte themelore.

Një iniciativë të tillë po e përkrahë ekonomisti Edison Jakurti, që të në kaluarën ka qenë edhe zëvendës ministër i tregtisë.

“Ky është një hap I mirë që e ka ndërrmarë qeveria edhe para tri javë qeveria ka vendosur cmime tavanë për naftën… kjo ka ndiku që në 20 produktet bazë të ketë ketë ndryshime të cmimeve sepse zingjiri kështu është lidhur”, ka thënë ekonomisti  Ediso Jakurti.

Mirpo sipas Jakurtit, Qeveria duhet të bëjë më shumë për të ruajtur fuqinë blerëse, duke ruajtur kështu edhe vlerën e parasë.

Ka forma tjera që Qeveria mundet me I përdor për me ruajt fuqinë blerëse. Psh mundet me bo reform në skemën e tatimit mbi të ardhurat personale ata që janë më të varfër të lirohen nga tatami.. e njëjta mund të bëhet edhe tek të ardhurat korporative”, ka shtuar Jakurti.

Ndërkohë, kundër porpozimeve të Qeverisë, ka reaguar ish Kryeministri Avdullah Hoti.

Ish kryeministri i Kosovës, që është edhe nga ekonmistët e shquar një vend ka thënë se  “s’ka shtet demokratik që e bën një veprim të të tillë, përderisa shton se “ekonomia e tregut nuk e pranon përballjen me inflacionin përmes dekreteve”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika